Vendosni fjalën kyçe....

Gjenerali pranon gabimin me dërgesat e vaksinave anti-Covid në SHBA


Gjenerali i ushtrisë së SHBA-së, i cili është ngarkuar me detyrën për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid ka pranuar se ai dështoi në dorëzimin e numrit fillestar të dozave të premtuara shteteve.

Gjeneral Gustave Perna tha se ai merr “përgjegjësinë personale për keqkomunikimin” te guvernatorët e shtetit.

Më shumë se dhjetë shtete kanë ngritur alarmin për një ulje të numrit të vaksinave që pritej të merrnin.

Dozat e vaksinës së Pfizer-BioNTech po shpërndahen pas miratimit të saj, ndërkohë që dhe vaksina Moderna është aprovuar gjithashtu.

Çfarë tha gjenerali?

Gjeneral Perna u kërkoi falje disa herë guvernatorëve gjatë një konferencë telefonike për gazetarët.

Ai tha se kishte dhënë numrin e dozave bazuar në atë që ai besonte se do të ishte gati, duke theksuar se ishte faji i tij personal.

“Unë jam ai që miratoi fletët e parashikimit. Unë jam ai që miratoi alokimet.”– tha ai. “Nuk ka asnjë problem me procesin. Nuk ka asnjë problem me vaksinën Pfizer. Nuk ka asnjë problem me vaksinën Moderna. Unë dështova. Unë jam duke e rregulluar. Unë po e rregulloj dhe ne do të shkojmë përpara.”

Mediat amerikane raportuan gjatë këtyre ditëve se disa shteteve u ishte thënë që dozat që do të merrnin javën e ardhshme do të ishin më të ulëta. New York Times renditi 14 shtete me emër, duke përfshirë Kaliforninë, Nju Xhersin dhe Miçiganin.

Guvernatori Jay Inslee i shtetit të Uashingtonit shkroi në ‘Twitter’ të enjten: “Kjo është përçarëse dhe zhgënjyese. Na duhen numra të saktë, të parashikueshëm për të planifikuar dhe siguruar suksesin në terren.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *