Vendosni fjalën kyçe....

Pas Presidentit as mazhoranca nuk humbet kohë, fut në rendin e ditës lëvizjet në qeveri


Pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta, dekretoi në mënyrë të menjëhershme lëvizjet në qeveri me propozim të Kryeministrit, as mazhoranca nuk ka qëndruar në vend numëro.

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla lajmëroi se ka depozituar në Kuvend futjen në rendin e ditës së sotme miratimin e dekreteve të Presidentit për ndryshimet në qeveri.

Kam depozituar një kërkesë lidhur me ndryshimin e rendit të ditës siç parashikon rregullorja. Objekti i kërkesës sime ka të bëjë me përfshirjen në rendin e ditës të dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri. Për hir të konsensusit që kërkon një vendimmarrje e tillë i kam kërkuar mirëkuptimin tre kryetarëve të grupeve të opozitës parlamentare dhe ata kanë shprehur dakordësinë për këtë ndryshim në rendin e ditës, lidhur me nevojën që ministrat e rinj të marrin detyrën sa më shpejt. Besoj në gjithë mirëkuptimin e gjithë kolegëve deputetë që rendi i ditës së seancës së sotme të ndryshohet, duke përfshirë dhe votimin e 4 dekreteve që lidhen me zëvendësimet, shkarkimet në përbërjen e kabinetit të qeverisë”-deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *