Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpriten kërkimet për dy personat e zhdukur nga shpërthimi në Zelandën e Re


Policia në Zelandën e Re ka ndërprerë kërkimin e dy trupave që ende mungojnë pas vullkanit të ishullit të Bardhë, shkruan BBC.

Shpërthimi në ishullin e Bardhë në fillim të këtij muaji ka marrë jetët e 19 njerëzve, përfshirë këtu dy persona që nuk u gjetën kurrë. Mendohet se trupat e 17-vjeçares Winona Jane Langford dhe 40 vjeçarit Hayden Bryan Marshall-Inman, ndodhen në ujërat jashtë ishullit.

Policia tha se vendimi i tyre “pason kërkime të gjera bregdetare dhe kërkime thelbësore ajrore”. Por, pavarësisht atyre kërkimeve, nuk është gjetur asnjë gjë.

“Familjet e dy personave të zhdukur janë informuar për këtë vendim”– tha inspektori Andy McGregor. Ai shtoi se policia do të përgjigjej nëse një informacioni i ri del në dritë.

Shpërthimi në ishullin e Bardhë ndodhi më 9 dhjetor. Në ishull në momentin e shpërthimit ndodheshin 47 njerëz, 24 prej të cilëve nga Australia, nëntë nga SHBA-ja, pesë nga Zelanda e Re, katër nga Gjermania, dy nga Kina, dy nga Mbretëria e Bashkuar dhe një nga Malajzia.

Javën e kaluar, policia publikoi ​​emrat e 17 viktimave – të gjithë ata nga Australia, Zelanda e Re apo SHBA-ja. Policia tha që z. Marshall-Inman, një udhërrëfyes lokal dhe zonjusha Langford, e cila ishte duke vizituar ishullin me familjen e saj, ishin të zhdukur. Por supozohet se kishin vdekur për shkak se gjasat për të mbijetuar pas shpërthimit ishin të pakëta.

Shpërthimi i mori gjithashtu jetën prindërve të zonjushës Langford, Anthony dhe Kristine, por vëllai i saj Isai, mbijetoi. Ai ndodhet në spital me djegie të rënda në trup.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *