Vendosni fjalën kyçe....

Balla mburr Çuçin: Kemi një ministër të Brendshëm me eksperiencën më të mirë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot për zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama, për postin e Ministrit të Brendshëm.

Në një intervistë për emisionin “Open” në “Top Channel”, Balla tha se zgjedhja e Bledi Çuçit ka qenë zgjedhja e duhur.

“Nuk gjej një arsye për mos ta quajtur Bledin si figurë politike të kompletuar.”- ka deklaruar ai.

Pasi në studio i komentuan se Çuçi u transferua nga Bujqësia në Rend, një gjë që nuk para ndodh, Balla tha se pavarësisht kësaj Çuçi ka eksperiencën më të mirë.

“Ai është një prej 12 drejtuesve të qarqeve, pra një prej 12 më të rëndësishëm në PS rrjedhimisht nëse e marim kështu. Ai ka qenë një prej atyre që e njeh më shumë pushtetin vendor, se ministria e Brendshme nuk është vetëm polici.

Sot kemi një ministër që ka eksperiencën më të mirë do thoja, dhe në kushtet që na duhet një kordinim më mirë me pushtetin vendor Bledi këtë punë do e bëjë më së miri.”– deklaroi Balla, i cili vetë ka qenë një ndër emrat më të përfolur se do zinte pozicionin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *