Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk kisha syze” – Justifikimi i Kodhelit për votën kundër Bledi Çuçit


Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është komentuar shumë për votën e saj kundër emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.

Ajo ka folur sot në emisionin ”Open” në televizionin “Top Channel” për këtë çështje duke dhënë dhe një justifikmim për këtë.

Kodheli tha se bëhej fjalë për një lapsus pasi nuk i kishte syzet me vete në ato momente dhe nuk ka parë mirë kur ka qenë duke votuar.

“Ka qenë në një lapsus, jam në një moshë që kam nevojë për syze, dhe në atë moment nuk i kam pasur syzet ndaj ndodhi ky lapsus. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”- ka deklaruar Kodheli.

Bledi Çuçi u emërua si Ministër i Brendshëm me 97 vota dhe vetëm një deputete nga maxhoranca votoi kundër tij, e ajo ishte Mimi Kodheli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *