Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit në Rusi vret 11 persona


Njëmbëdhjetë të moshuar humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Bashkortostan, Rusi. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së martës sipas medias shtetërore të lajmeve, Tass.

Ata kishin probleme me lëzivjen dhe nuk mund të lëvizeshin shpejt, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Katër të moshuar arritën të shpëtonin nga ndërtesa e djegur në fshatin Ishbuldino, rrethi Abzelilovsky para se të mbërrinin zjarrfikësit.

Autoritetet vendore thanë se një nga të mbijetuarit ishte një anëtare femër e stafit dhe tre ishin banorë të cilët ajo arriti t’i nxirrte nga ndërtesa prej druri njëkatëshe.

Raportet fillestare fajësuan ‘trajtimin e pakujdesshëm të zjarrit’ si shkak për flakët që dogjën godinën e kujdesit për të moshuarit ndërsa kanë nisur hetimet mbi përgjegjësitë e mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *