Vendosni fjalën kyçe....

“Rama simboli e pengu i dhunës së aleancës së tij me krimi e oligarkët, të hetohet Ardi Veliu” – Basha


Kreu i PD-së, Basha, tha se kryeministri Rama është peng i dhunës nga aleanca e tij me krimin e oligarkët.

Kryedemokrati theksoi se kreu i qeverisë është simboli i dhunës dhe këtë e ka treguar gjatë gjithë qeverisjes së tij 7-vjeçare.

Basha theksoi se më 25 prill shqiptarët do e largojnë kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij kriminale.

“Rama është pengu i dhunës nga aleanca me krimin e oligarkët. Ai është simboli i dhunës. Është personifikimi i dhunës, shkatërroi mijëra shtëpi. Nxorri me dhunë e gaz fëmijët 5-vjeçar e dhunoi gratë e pleqtë. Apo dhunën ndaj qytetarëve te Teatri Kombëtar. Dhunën ndaj 13-vjeçarëve ditët e fundit. Arrestimin e dhunës ndaj grave të Unaza e Rë. Dënoj dhunën e shtetit policor të regjimit të tij. Kam kërkuar hetimin e dhunës së Ardi Veliut e një grushti policësh që bëjnë me turp pjesën dërrmuese të policisë. Ai është e keqja që do e largojmë me 25 prill.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *