Vendosni fjalën kyçe....

“Bën sens”- Rama mirëpret kërkesën e opozitës për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit për zgjedhjet


Kryeministri Edi Rama thotë se e mirëpret propozimin e opozitës, për shtyrjen e afatit për kartat e identitetit që kanë skaduar, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa fliste në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së shtabit electoral të PS-së, Rama tha se edhe pse nuk e ka dëgjuar kjo bën sens si kërkesë.

 “Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim. Zgjedhjet janë të përbashkëta. Rregullat e lojës janë të aprovuar bashkarish.

Çdo propozim i arsyeshëm që bën secila parti, dhe që është në interes të procesit zgjedhor, është i mirëseardhur. Bën sens dhe do të trajtohet me të gjithë seriozitetin e duhur në mënyrë që të gjitha palët në këtë proces të ndihen të barabarta në rregullat e lojës.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *