Vendosni fjalën kyçe....

Altin Basha merr detyrën e re si drejtor i Teatrit Eksperimental: Kam menduar për një kohë të gjatë si mund të reformohet


Altin Basha merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se ka njëfare ekperience për të marrë këtë pozicion dhe beson se mund ta çojë përpara frymën e Teatrit me artistë të rinj.

Ai shprehet se për një kohë të gjatë ka menduar se si mund të reformohet Teatri Eksperimental.

“Pas thirrjes së hapur dhe konkursit e intervistës erdha këtu. Është pozicion ku kam njëfarë eksperience. Ka ndikimin e frymës së kërkimit. Është gjenerator i ditëve të reja dhe për një kohë të gjatë kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar në mënyrë që të fuqizohet alternativa. Teatri e ka mundësinë për të qenë i tillë. Ky element ndoshta është arsyeja që mora pjesë në konkurs. Për 10 -15 vjet kam punuar me artistë të rinj për ta çuar më tej frymën që ka ky teatër.”– tha regjisori Basha.

Në këtë detyrë ai zëvendëson Kiço London, i cili kishte 6 vite që drejtonte Teatrin Eksperimental. Ky i fundit u shpreh gjatë fjalës së tij, se ndihej sikur po e largonin nga shtëpia e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *