Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të organizuara nga opozita?, Kryemadhi: Do kisha nder të organizoja një protestë aq të sinqertë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për emisionin “Log” në Abc News ka folur për protestat e zhvilluara në ditët e fundit për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Kryemadhi nuk pranoi aludimin se opozita fshihet pas protestave duke thënë se do ta kishte nder nëse do ishte organizatore e një proteste aq të sinqerte.

Absolutisht jo. Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë. Por sigurisht kompleksi dhe vetëpërmbajtja ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty. Edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë ndaj të rinjve. Nuk mund të themi që shqiptarët janë robota.

Në vrasjen e Klodian Rashës kemi katër deklarata nga policia e shtetit. Ndodhi diçka tjetër. Thelbi provokoi njerëzit. Manipulon në një mënyrë kaq flagrante kjo i nervozon njerëzit. Jo vetëm Përparim Spahiu, por shumë politikanë të tjerë kanë qenë në protestë. Ditën e parë ka qenë edhe vajza e Niko Peleshit, pse nuk thoni që e organizoi ai protestën?”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *