Vendosni fjalën kyçe....

Një grua tenton të vetëdigjet me benzinë para bashkisë së Durrësit: “Jetoj me 70 mijë lekë të vjetra”


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se një grua rreth moshës 60-vjeçare, ka tentuar të digjet me benzinë përpara bashkisë.

Ky incident ka krijuar panik tek qytetarët që ishin dëshmitarë e ngjarjes. Gruaja është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

“Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej. Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.

Sipas “BalkanWeb” gruaja ka folur para bashkisë për vështirësitë e mëdha ekonomike me të cilat po përballet.

Ajo thotë se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj, djalin e ka të papunë dhe se vetë nuk ka mundësi të punojë.

Gruaja thotë se në këto kushte ku ndoshet, ku paratë nuk i dalin as për ilacce e as për ushqime, i mbetet si zgjidhje vetëm kjo – të vetëdigjet me benzinë.

Gruaja ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta, ka lyer këmbët dhe i ka vënë flakën pantallonave, por këtu kanë ndërkyrë dy efektivë policie që e kanë shuar zjarrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *