Vendosni fjalën kyçe....

Nis transmetimin linja 400 kv Shqipëri-Kosovë, Rama: Mbeti peng 6 vite nga vetoja e Serbisë


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se më në fund pas shumë vitesh, merr jetë tregu i përbashkët elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë.

Rama ka bërë me dije se ka nisur transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës, një projekt i cili sipas kryeministrit nuk u realizua pas përfundimit të projektit për shkak të vetos së Serbisë.

 “U desh viti 2014 që qeveria jonë të fillonte zbatimin e këtij projekti madhor dhe e mbyllëm në 2 vjet, 2016.

Sot jemi 4 vite pas përfundimit të plotë të projektit, kam qenë i pranishëm me Isa Mustafën kur kemi lajmëruar përfundimin e projektit dhe linja nuk u vu në punë, për arsyen që duhet thënë sot dhe që mbase u shërben atyre që në mënyrë të verbër kundërshtojnë përpjekjen tonë të vazhdueshme për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së rajonit.

Vetoja e Serbisë, ishte arsyeja e linja mbeti peng i një formaliteti, në kushtet e mungesës së një vullneti politik.

Kosova për 4 vjet s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjeti evropian i transmetimit se pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës me kusht që të mbetej përsëri i varur nga Serbia.

Ky është Shengeni rajonal. E përsëris, ky është Shengeni rajonal.

Kështu zgjidhen problemet që kanë rëndësi shumë të madhe e mbeten peng i fjalëve të mëdha, sherreve të mëdha që ka penguar shqiptarë të shohin përtej hundës së tyre.

Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon, e duke njëhsuar qasjen me ndihmën e mbështetjen e BE dhe SHBA sa i përket të ardhmes së rajonit ta heqim atë veto e të marrim mbrapsht këtë për të cilën sot jemi mbledhur, hapjen e vënien në funksion të këtij projekti që siç e thoshte paraardhësi im është një prej projekteve më të mëdha mes dy shteteve tona”, deklaroi Rama.

Rama thotë se vënia në punë e kësaj linje, do të sjellë një impakt pozitiv dhe do të rrisë konsiderueshëm kapacitetin injektiv të OST-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *