Vendosni fjalën kyçe....

Reagon policia: Gjendja shëndetësore e të riut është e mirë, mediat të bëjnë kujdes me lajmet


Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit se një i ri ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në Komisariatin 1 dhe se i është mohuar ndihma mjekësore.

Policia thekson në njoftim se personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kërkon mirëkuptimin e media për të mos publikuar lajme të pakonfirmuara.

Denoncimi u bë nga avokati Altin Goxhaj me një postim në Facebook e më pas edhe me një lidhje të drejtpërdrejt në Facebook nga Komisariati 1 në Tiranë.

Njoftimi

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shendetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se:

Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit.

DVP Tiranë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *