Vendosni fjalën kyçe....

Policia i ndjek protestuesit këmba-këmbës deri te “Zogu i Zi”, shoqëron disa prej tyre


Policia i ka ndjekur protestuesit deri te Zogu i Zi për t’i shpërndarë.

Pas marshimit të tyre në Sheshin Skënderbej, protestuesit kanë ndjekur itinerare të ndryshme nëpër Tiranë, në rrugën e Durrësit, në rrugën e Kavajës e pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Policia ka përdorur ujin e gazin lotsjellës për të shpërndarë qytetarët e mbledhur ndërsa ka shoqëruar disa prej tyre. Përpjekjes për heqjen e gardhit që rrethon pemën e Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej, policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës duke i shpërndarë protestuesit.

Ndjekja e qytetarëve ka vijuar deri te Zogu i Zi ku ka shoqëruar disa prej tyre. Lëvizja e protestuesve ka shkaktuar jo pak probleme në trafik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *