Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Groenlanda nuk është për shitje, as Antarktida


Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi të hënën se Groenlanda “nuk është për tu marrë”, duke iu përgjigjur indirekt synimeve të presidentit amerikan Donald Trump për aneksimin e këtij ishulli arktik.

Groenlanda nuk është për tu marrë, as Antarktida dhe as hapësira detare nuk janë për shitje,” tha Macron gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e oqeaneve në qytetin bregdetar francez Nice.

Macron do të vizitojë Groenlandën të dielën, ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e territorit Jens-Frederik Nielsen dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen për sigurinë në Atlantikun e Veriut dhe Arktik, si dhe për ndryshimet klimatike, energjinë dhe mineralet kritike.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka shfaqur dëshirën për të kontrolluar ishullin strategjik dhe me burime të pasura minerale.