Një polic është dëmtuar në pjesën e syrit gjatë protestës së sotme pas hedhjes së gurëve dhe kapsollave.
Efektivi i policisë i cili është specialist i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr.1 është dërguar menjëherë në spital.
“Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore për në spitalin “Nënë Tereza”-thuhet në njoftimin e policisë.