Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Kamerat e sigurisë kanë zbardhur ngjarjen, tashmë e provuar që polici tejkaloi mbrojtjen në vrasjen e Klodian Rashës


Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj në një intervistë për Report TV ka folur për zbardhjen e ngjarjes së vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë të repartit “Shqiponja” në kryeqytet.

Lleshja tha se pavarësisht se kamerat e trupit nuk kanë qenë të ndezura, ka pasur një mori kamerash të tjera që kanë zbardhur dinamikën se si ka ndodhur ngjarja.

Lleshaj thotë se është provuar që në ngjarje ka pasur një tejkalim të veprimeve policore në kushte mbrojtje.

Kamera e trupi nuk prish punë pasi ajo do të na tregonte rrjedhjen e ngjarjes, ndërkohë që dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga një mori kamerash. Tashmë është e provuar që ngjarje është në tejkalim të mbrojtjes në kushte ligjore të punonjësit të Policisë.

Ne kemi nevojë të analizojmë dhe të përmirësojmë punën e policisë. Por nuk evidentojmë defekte në zinxhirin e komandimit të policisë, sipas vlerësimit të deritanishme është e gjitha një dramë e sjelljes së papërshtatshme e një polici të vetëm të policisë. Duhet parë sepse por ende nuk e kemi një persë. Vetë punonjësi i policisë nuk e ka thënë ende pse. Motivi dhe detajet e vendimmarrjes së punonjësit të policit në ato çaste mbeten për tu sqaruar“-tha Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *