Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 23-vjeçarja në hotelin në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se u qëllua nga një person


Një 23-vjeçare është plagosur me armë zjarrinë një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 e 20 të mëngjesit e sipas policisë, e reja me iniciale E.K. është qëlluar me armë zjarri nga një 32 vjeçar me iniciale F.D. banues në Sukth.

E lënduara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi

“Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”