Vendosni fjalën kyçe....

Derbi i Manchesterit përfundon në barazim pa gola


Nuk ka pasur fitues në derbin e qytetit të Manchesterit.

Manchester United dhe Manchester City kanë bërë një ndeshje të zbehtë në “Old Trafford” sonte, e cila ndeshje ka përfunduar me rezultat 0-0.

Në pjesën e parë, City ishin më kërkues për të shënuar gol por nuk e arritën atë edhe pse pati vazhdimisht sulme në drejtim të portës së De Geas.

Në pjesën e dytë Manchester United ja nisi më mirë dhe mund të kishte shënuar gol pasi që në minutën e 47-të, gjyqtari për një moment referoi penallti për Djajtë e Kuq.

Por, pas rishikimit në VAR u zbulua se Rashford kishte qenë në pozitë jashtëloje.

Deri në fund të dyja skuadrat sikurse u pajtuan me barazimin edhe pse ai asnjërës nuk i konvenon.

Barazimi e ka zbritur United në vendin e shtatë me 20 pikë, kurse City është në vendin e 8 me 18 pikë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *