Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku hap garën ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shpallur sot hapjen e garës ndërkombëtare të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Sipas parashikimeve në projektbuxhetin e vitit 2021, vlera totale e projektit është 18.7 miliardë lekë, ose 151 milionë euro. Për vitin 2021 parashikohet në buxhet një shumë prej 4 miliardë lekësh, në 2022 dhe dhe 2023 nga 1 miliardë lekë dhe pas vitit 2023 do të paguhen 12.7 miliardë lekë.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi mbrëmjen e sotme hapjen e garës  ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, duke u shprehur se kjo vepër do të krijojë një gjerdan infrastrukturor në jug të vendit.

Gara hapet pas përfundimit të studimit inxhinierik, nga një kompani e vendosur në Vienë me eksperiencë në fushën e ndërtimit të tuneleve. Tuneli i Llogorasë ka qenë ëndërr e të gjitha qeverive, është premtuar prej shumë prej tyre, është çelës i suksesit për strategjinë e turizmit në jug të vendit. Ka qenë shpesh premtim elektoral, i qeverive të tjera, por kjo do bëhet realitet në qeverinë Rama. Ne kemi dizenjuar rekuizite të mira dhe të qëndrueshme që na garantojnë që në përfundim të tenderit 60-ditësh, një konsorcium kompanish, apo një kompani do ta na dorëzojë projektin brenda afatit”- u shpreh Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *