Vendosni fjalën kyçe....

Spanja e Gjermania ndahen në ‘paqe’, gjithçka e hapur në Grupin E


Spanja e Gjermania janë ndarë në paqe në ndeshjen e dytë në Grupin E, një rezultat që favorizon iberikët dhe mban gjithashtu në lojë Bundesteam për sa i përket një vendi në fazën finale të botërorit.

Goli i parë u shënua nga spanjollët me Moratan në minutën e 62’ ndërsa Gjermania barazoi në minutën e 83’ me Fullkrug.

Spanjës i mjafton barazimi ndaj Japonisë në ndeshjen e fundit në grup për t’u kualifikuar ndërsa gjermanët duhet të fitojnë me çdo kusht ndaj Kosta Rikës e të shpresojnë që Japonia të mos mundet ndaj Spanjës.