Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset me makinë në Korçë, shoferi lë mjetin dhe largohet nga vendngjarja


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Një qytetar ka përplasur makinën e tij duke dalë jashtë rruge. Ai ka lënë makinën e aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja.

Aksidenti ndodhi pranë një lavazhi,. Sipas informacioneve paraprake mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe, ndërsa ka marrë përpara një pemë dhe më pas është përplasur me mur rrethues.

Ndërkohë, policia në vendin e ngjarjes po punon për të identifikuar drejtuesin e mjetit, i cili është larguar sapo ka ndodhur aksidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *