Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Shteti ka marrë përsipër financiarisht kurimin e mjekut Drini Dobi


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se shteti do marrë përsipër financimin e trajtimit të mjekut Drini Dobi i cili po kurohet në një spital jashtë vendit për shkak të infektimit nga Covid-19.

Ministrja gjithashtu tha se ka qenë në komunikim me familjen e doktorit dhe me mjekët që po trajtojnë problemin e komplikuar shëndetësor të tij.

Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.

Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë.

Forca Doktor Drini!”-shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *