Vendosni fjalën kyçe....

Neorokirurgu i infektuar me Covid-19 i shtruar në Itali, familjarët kërkojnë ndihmë për financimin e trajtimit


Shefi i Shërbimit Neurovaskular Dr. Drini Dobi është diagnostifikuar me koronavirus dhe është dërguar për trajtim më të specializuar jashtë vendit.

Por për shkak të zgjatjes së trajtimit në një spital në Itali dhe nevojës për mjekim më të zgjatur për mjekun Dobi neovjiten burime financiare për të siguruar kurimin e tij.

Miq e të njohur,kolegë dhe dashamirës janë bërë bashkë për të siguruar mbulimin financiar të këtij trajtimi të domosdoshëm për t’i garantuar jetën mjekut të rrallë, një aseti kombëtar për nga shërbimi ndaj shëndetit publik, Dr. Drini Dobit.

Familjarët dhe kolegë kanë bërë thirrje të hapur të gjithë që kanë mundësi të kontibuojnë për shërimin e mjekut.

Kontributet mund të jepen nëpërmjet faqes gofundme ose nëpërmjet llogarisë direkte të familjarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *