Vendosni fjalën kyçe....

Policia në SHBA e armatosur si “Ninja”, përballet me protestuesit në kampin e të pastrehëve (VIDEO)


Imazhet shqetësuese të ngarkuara në mediat sociale tregojnë se policia e armatosur me mjete që përdoren në artet marciale përballen me protestuesit e pastrehë në Denver, por autoritetet thonë se ‘armët jovdekjeprurëse’ janë përdorur për vite me radhë.

Të paktën katër persona u arrestuan ndërsa policia përdori armët në fjalë për të shpërndarë turmat e protestuesve që përpiqeshin të ndalonin autoritetet të hiqnin një kamp të pastrehësh, i cili ishte shpallur një rrezik për shëndetin publik. Incidenti ndodhi në lagjen River North të qytetit të hënën në mëngjes.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan ashpër policinë për përdorimin e armëve të tilla, të denja për ndonjë palestër apo filma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *