Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja e aksidentit tragjik në Lezhë, makina përplaset me bordurat anash e më pas i bie murit


Kanë dalë pamjet e aksidentit me një viktimë afër fshatit Manati të Lezhës.

Në pamjet e publikuara duket mjeti që vjen me shpejtësi e pasi përplaset me bordurat anash rrugës majtës, del në krahun tjetër duke u përplasur fort me një mur, gjë që i shkaktoi vdekjen 38-vjeçarit Paulin Gjomarkaj e la të plagosur bashkëudhëtarin e tij.

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit.

*Video Credit: Syri