Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 18 persona në vend, 801 raste të reja me Covid-19


18 persona kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit për sa i përket Covid-19.

Kjo është shifra e dytë më e lartë që prej fillimit të pandemisë në muajin mars. Personat që kanë humbur jetën janë 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja.

Për sa u përket rasteve të reja, nga 2264 testime të bëra janë gjetur 801 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në 4 spitalet covid në Tiranë po trajtohen 483 pacientë nga të cilët 35 janë në terapi intensive me 10 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *