Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e numrit të të prekurëve, hapet edhe spitali Covid 4


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga mjekë dhe infermierë, njoftoi hapjen e spitalit Covid-4.

Spitali Covid-4 hapet për të pritur të sëmurët me Covid-19 pasi tre strukturat e tjera kanë një numër të lartë të pacientëve që po trajtohen, dhe ka një kapacitet prej 100 shtretërish.

 “Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit.  Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 apitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve në spitalet e para covid.

100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve. Ky është një tjetër hap drejt rritjes së kapaciteteve tona. Kjo është struktura e rradhës që i vihet në shërbim qytetarëve“-tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *