Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundet Athina, tërmet i fuqishëm në Greqi


Një tërmet i fortë ka tronditur kryeqytetin grek, Athinën, duke dëmtuar telekomunikacionin dhe energjinë në pjesë të qytetit.

Tërmeti u regjistrua në magnitudë 5.1 me një epiqendër rreth 22 kilometër nga Athina.

Dëshmitarët thanë se njerëzit u vërsulën në rrugë gjatë lëkundjeve.

Nuk ka njoftime të menjëhershme për dëmtime serioze ose lëndime, raporton “BBC” por disa tronditje janë ndjerë.

Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje veçanërisht në qendër të Athinës. Ka pasur raportime se shërbimi i zjarrfikjes ka shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në ashensorë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ky është tërmeti i parë që godet kryeqytetin grek që nga viti 1999.