Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje opozitës: Ne respektojmë marrëveshjen, shfrytëzoni orët në vijim për propozimet


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nga Fieri ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së Presidentit ku sot skadon afati i dhënë nga shumica për opozitën për të propozuar kandidaturat.

Balla tha se opozita nuk ka qasje për të propozuar zyrtarisht kandidatura duke u tërhequr nga një proces për të propozuar emra deri në mbyllje të afatit.

Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e di përse PD, grupi i aj parlamentar, u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura, orët në vijim në mbyllje të këtij afati duhet të përdoren me përgjegjësi. Do ishte joproduktive të digjnim raundin e dytë, megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës, por nëse dhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, tha Balla.