Vendosni fjalën kyçe....

Donfried s’takoi atë por Alibeajn, Berisha: E majta e Shqipërisë dhe e botës s’mund të caktojë kryetarin e forcës konservatore


Në një konferencë për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet lidhur me vizitën e zyrtares së lartë amerikane Karen Donfried javën e kaluar, e cila e injoroi duke takuar në vend të tij Enkelejd Alibeajn dhe duke e quajtur atë “drejtues të opozitës” në Shqipëri.

“Tani lidhur me sa më sipër po të kthehemi bashkë në dhjetor, z.Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq por fiksoi dhe një takim në Washington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës. Do thosha unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Kaq mund të them unë. Përpjekja, siç e thashë dhe në Kuvend kurrë, kurrë. E majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe e mbarë botës nuk mund t’i caktojnë kryetarin dhe udhëheqjen forcës konservatore të Shqipërisë. Kjo s’mund të ndodhë.”- u shpreh Berisha.

Javën e kaluar, Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried zhvilloi një takim me tre përfaqësues të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.