Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk e vrava unë”- shoku i 22-vjeçarit në Bulqizë thotë se u qëlluan nga të tjerë


Klodian Kola (majtas) dhe Elidon Basha (djathtas)

Klodian Kola, 27-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar Elidon Bashën ndërsa kishin dalë për gjah, e ka mohuar që të ketë qenë ai që e ka qëlluar mikun e tij.

Sipas “Report TV”, ai pretendon se ata i kanë qëlluar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin e Bulqizës rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane.

22-vjeçari Elidon Basha u qëllua me armë zjarri në shatull, por pavarësisht se u dërgua në spitalin e Traumes me urgjencë, mjekët nuk mundën dot t’i shpëtonin jetën.

” Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës”, njoftoi sot policia.

Edhe pse policia thotë se 22-vjeçari është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, Klodian Kola, ky i fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Ai pretendon se janë qëlluar nga persona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *