Vendosni fjalën kyçe....

Auron Tare: Profesori që firmosi për Planin e Menaxhimit të Butrintit, Ministria e caktoi Drejtor të Fondacionit


Auron Tare ka publikuar një fakt të ri lidhur me koncesionin e Parkut të Butrintit.

Ai ka zbuluar për publikun se Ministria reklamon se Plani i Menaxhimit të Parkut është firmosur edhe nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, duke e prezantuar si proces gjithë përfshirës.

Departamenti në Fakultet drejtohet nga Lorenc Bejko të cilin Ministria e Kulturës e ka caktuar Drejtues të Fondacionit që do menaxhojë Butrintin.

I njëjti person që dha dakordësi për të kaluar Plani i Menaxhimit për koncesionarin do drejtojë fondacionin menaxhues.

Në ndihmë të Ministrisë së Kulturës për të publikuar sa më shumë fakte për të kuptuar se çfarë po ndodh me çështjen “Butrinti” më poshtë mund të lexoni:

Sipas tabelës më poshtë Ministria shkruan se “Plani i Manaxhimit të Parkut të Butrintit është firmosur edhe nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës”

DAKORT

Jeni të lutur të lexoni në Ëebsite të këtij fakulteti se kush e drejton atë dhe do të gjeni se fakulteti drejtohet nga Prof. Lorenc Bejko i caktuar nga Ministria e Kulturës si Drejtues i Fondacionit që do të manaxhojë Butrintin”-shkruan Tare..