Vendosni fjalën kyçe....

Shefit të paraburgimit i dogjën makinën, flasin vëllezërit e tij: S’ka patur asnjëherë probleme, është shembull


Sot pas mesnate i dogjën makinën shefit të paraburgimit në Vlorë dhe dyshohet se shkak është bërë detyra e tij.

Shefi Feim Sinani ka deklaruar në polici se nuk është në dijeni se kush mund t’ia ketë djegur makinën, pasi pretendon se nuk ka konflikte me njeri.

Vëllezërit e tij thonë për televizionin “News 24” se kjo mund të ketë ndodhur vetëm prej detyrës. Ata thonë se vëllai u tyre është shembull dhe gëzon vetëm respekt për punën që kryen.

VËLLAI l: Në gjithë historinë e tij dhe karrierën që kur ka filluar mund të pyesni jo neve, por gjithë rrethin e Vlorës çfarë pozicioni ka qëndruar në shtet dhe punën personale të tij. Absolutisht, gjithmonë ka kryer detyrën.

VËLLAI ll: S’ka pasur asnjë probleme, vetëm lavdërime, respekte.

VËLLAI l: Me sa dimë ne jo. Grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kaluar gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë.

Paraprakisht dyshohet se personat të cilët i dogjën makinën zotit Sinani, kanë qenë nga një tjetër zonë e qytetit. Ata kanë studiuar zonën dhe e kanë ditur që ka pasur kamera sigurie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *