Vendosni fjalën kyçe....

Dalin hollësi të reja, cili është objektivi i sulmit me armë në Elbasan


Ervis Çausholli mësohet se ka qenë objekt i sulmit me armë në Elbasan.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë stadiumit të qytetit ku një makinë në lëvizje u qëllua me armë zjarri.

Çausholli njihet edhe me pseudonimin ‘korçari’, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarje kriminale, shkruan Balkanweb.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe një mjet i braktisur si dhe një gëzhojë përtokë.

Njoftimi

Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se   gjatë një konflikti  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar  ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person  të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori  që ka qëlluar me armë zjarri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *