Vendosni fjalën kyçe....

Evis Kushi: Nxënësit janë më të mbrojtur brenda në shkollë, sesa kur dalin


Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi në konferencën e sotme për mediet se fëmijët janë më të mbrojtur në mjediset brenda shkollës se sa kur dalin jashtë.

Sipas saj mësuesit dhe nxënësit janë angazhuar maksimalisht për zbatimine  rregullave të mbrojtjes kundër koronavriusit, pasi vetë kishte bërë disa vizita të befasishme, të paparalajmëruara më parë në shkolla.

 “Që nga dita e parë kam qenë në terren duke parë vijueshmërinë e procesit mësimor, por edhe si zbatohen masat anti covid. Kam bërë erdhe vizita të pa lajmëruara, sepse kur vjen ministrja për vizitë angazhimi i mësuesve dhe nxnënësve është më i madh.

Por kam bërë vizita të befasishme dhe rezulton që ndërgjegjësimi i nxënësve dhe mësuesve është maksimal. Shpesh herë e kam thënë që nxënësit janë më të mbrojtur brenda në shkollë, sesa kur dalin dhe kur luajnë poshtë pallatit. Ndërgjegjësimi është maksimal për të respektuar masat dhe për të raportuar cdo rast”, tha ministrja.

Ajo theksoi se qeveria ka tre skenarë për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktualisht janë në skenarin e parë.

“Kemi tre skenarë. Skenari i pari është mësimi në bankat e shkollës, skenari i dytë është mësimi i përzier dhe skenari i tretë është mësimi online. Ne aktualisht jemi në skenarin e parë.”– tha zonja Kushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *