Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në takim ministrin e Jashtëm të Zvicrës, çfarë diskutuan


Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis.

Ky i fundit ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Meta e konsideroi këtë një moment të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm në historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bilanci i bashkëpunimit në këtë gjysëm shekulli është shumë i pasur dhe i larmishëm, veçanërisht në 30 vitet e fundit.

Siç thuhet në një njoftim të Presidencës, Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërinë përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, infrastrukturë dhe energji, kujdesin shëndetësor dhe arsimin profesional.

Po ashtu edhe për ndihmën e dhënë për të përballuar pasojat e tërmetit dhe pandemisë së Covid-19.

“Të dy vendet dhe popujt kanë shumë arsye të krenohen për marrëdhëniet e shkëlqyera shumë dimensionale dhe miqësinë e lidhjet mes tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm të tyre”, tha Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *