Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu vizitë sekrete në Arabinë Saudite, takon princin e kurorës


Media izraelite pretendoi të hënën se kryeministri Benjamin Netanyahu udhëtoi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës së mbretërisë, Mohammed bin Salman.

Raportet nga Haaretz dhe Walla News thanë se takimi u mbajt fshehtas në Arabinë Saudite ndërsa aty mori pjesë edhe shefi i shërbimit sekret (Mossad) Yossi Cohen.

Zyra e Netanyahut nuk e mohoi lajmin, vuri në dukje media. As Arabia Saudite dhe as Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar ende mbi raportet.

Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm Saudit, Faisal bin Farhan, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin përfundimisht do të ndodhte brenda kornizës së një plani paqeje Palestinezo-Izraelite.

Nga ana e tij, grupi palestinez Hamas i kërkoi Arabisë Saudite të sqarojë raportet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *