Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pas rizgjedhjes në krye të LSI-së: Sot është vetëm fillimi


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar pas rizgjedhjes në krye të partisë se sot është vetëm fillimi.

Ajo theksoi se gratë dinë të përballen me sfida e vështirësi dhe se i njohin vetejat me të cilast përballen.

“Faleminderit LSI, sot është vetëm fillimi. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë por jemi mësuar. Që të fitojmë mbi vështirësitë duhet t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën. Sot jam shumë krenare për të gjithë ju sepse më bëtë një grua që është drejtuese e një partie politike. Gratë dinë të përballen me sfida dhe vështirësitë. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen çdo ditë.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se e mori drejtimin e LSI-së në një kohë të vështirë ndërsa ftoi të rinjtë e të rejat që të jenë pjesë e partisë pasi sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për rininë.

“E mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishte dalë në opozitë. Na është dashur të përballemi me sfida shumë të mëdha por me mbështetjen tuaj ia dolëm. E shpall se do të vazhdoj ta bëj këtë parti, një parti të mikpritur. Vazhdoj të ftoj të rinjtë e të rejat jo vetëm për të qenë pjesë e LSI-së por vendimmarrës. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *