Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti Teknik i Ekspertëve në konferencë për shtyp: Universitetet do vijojnë mësimin online


Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër Covidit ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të folur mbi ecurinë e pandemisë.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se situata është përkeqësuar, ndërsa zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli pranoi se ka një rëndim të lehtë por që sipas saj situata është nën kontroll. 

Ajo komentoi shqetësimet e ngritura në media për mungesë të kapaciteteve spitalore, duke thënë se qytetarët nuk kanë asnjë arsye që të shqetësohen për këtë pasi të gjitha janë llogaritur mirë.

“Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim për pakësim të kapaciteteve spitalore, janë të gjitha të kalkuluara me aq sa mund të kalkulohet. Jemi të kalkuluar që të shfrytëzojmë në maksimum burimet njerëzore dhe spitalore, nuk duhet të kemi frikë që kapacitete spitalore nuk do të mjaftojnë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u trajtuar me COVID. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, tha Rakacolli.

Ndërkohë ajo deklaroi se mësimi në universitete do të vijojë online.

“Komiteti mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve.”- tha zv.ministrja. Ajo përsëriti thirrjen për qytetarët që të zbatojnë rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *