Vendosni fjalën kyçe....

A do mbyllet përkohësisht dhe arsimi parauniversitar? Përgjigjet Rakaçolli


Në Konferencën e sotme për mediat të Komisionit Teknik të Ekspertëve, u njoftua se mësimi në universitete do të vijojë të zhvillohet online.

Gazetarët ngritën pyetjen nëse ka diskutime edhe për një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar.

Zv.ministrja Rakacolli u përgjigj se me shifrat aktuale nuk parashikohet të ketë një mbyllje të shkollave dhe kjo do të ndodhë sipas saj, vetëm nëse rriten shifrat.

“Vëmendja për shkollat ka qenë gjithmonë prioritet që në 14 shtator ku u vendos hapja e shkollave dhe sikurse e kemi vënë në dije gjatë këtyre dy muajve nuk ka një ndryshim të rëndësishëm në influencën, që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të shifrave të pandemisë.

Ajo që Komiteti vlerëson në lidhje me qëndrimin karshi shkollave është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve, dhe është orientimi që jepet së fundmi edhe nga OBSH.

Nëse shifrat që ne jemi tani që vazhdojnë të mbeten në nivel të qëndrueshëm, ka një rritje, nuk e diskutojmë për momentin sot (mbylljen e shkollave). Por është një gjë që ne e ndjekim në 24 orë. Siç kemi parë shifrat edhe ndryshojnë. Nëse do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë që ato të jetë të qëndrueshme”- deklaroi zv.ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *