Vendosni fjalën kyçe....

Hajduti futet të vjedhë picerinë, ndalet dhe fillon të gatuajë picë për vete (Video)


Një hajdut i cili po vidhte një piceri në Kaliforni, u ndal për të bërë vetë një pica nga e para, tha policia.

Departamenti i Policisë së Fullerton ndau pamjet e kapura nga kamerat CCTV që tregojnë hajdutin që futet të vjedhë dyqanin ‘Big Slice Pizza’ në Fullerton më herët këtë muaj.

Burri shihet i veshur me doreza dhe kapele ndërsa shtron brumin në një banak në kuzhinën e restorantit.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse hajduti më vonë gatoi apo e hëngri picën, por policia tha se ai vodhi para dhe disa tableta përpara se të arratisej  me makinën e restorantit.

I dyshuari, i cili më vonë u identifikua si 25-vjeçari Oscar Alexander Sanchez, u arrestua të mërkurën, njoftoi policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *