Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas të moshuarin me biçikletë në Korçë


Një aksident ka ndodhur në Korçë në lagjen nr.18 ku një makinë ka përplasur një person me biçikletë.

73-vjeçari me iniciale B.D ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë me drejtuese një 41-vjeçare me iniciale S.T.

I moshuari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *