Vendosni fjalën kyçe....

Posedim narkotikësh, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndalohen 5 shtetas në Tiranë


5 shtetas janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Shtetasi S.G., 21 vjeç, u arrestua pasi në rrugën “Arben Broci”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, ndërsa shtetasi D.Gj., 25 vjeç, ndalua pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.S., 38 vjeç, pasi me datë 19.11.2020, në anë të mashtrimit ka vjedhur motorrin e shtetasit K.R. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në komisariat.

Shtetasit me iniciale A.A., 36 vjeç dhe M.P., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *