Vendosni fjalën kyçe....

Biden shpërthen në lot gjatë bisedës me infermieren, kujton kohën me djalin e ndjerë në spital (VIDEO)


Joe Biden ka shpërthyer në lot pasi foli me një infermiere të kujdesit intensiv në Minesota, në lidhje me nëntë muajt e fundit që ajo ka kaluar duke u kujdesur për pacientët me Covid-19.

Mary Turner zbuloi se personeli në spitalin e saj ende nuk kanë veshje mbrojtëse të mjaftueshme për të gjithë dhe se ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë vetë një test për koronavirusin.

“Ju më keni emocionuar”– i tha Biden infermieres, ndërsa tregoi se ai vetë ka kaluar një kohë ‘të konsiderueshme’ në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit.

Turner kishte folur me lot në sy për ankthin e infermierëve ndërsa rastet e koronavirusit në të gjithë vendin po rriten çdo ditë dhe sistemet spitalore fillojnë të mbingarkohen.

Kushdo që ka kaluar një kohë të konsiderueshme në kujdesin intensiv, siç bëra unë për muaj të tërë, ka parë sforcimin e jashtëzakonshëm mendor të infermierëve në njësitë e Kujdesit Intensiv.“- shtoi ai, duke iu referuar kohës që kishte kaluar në spital me djalin e tij Beau-n.

Ai shtoi se ndërsa ishte Zëvendës President, do të vizitonte stafin e turnit të natës në Qendrën Mjekësore Walter Reed për t’i çuar darkë dhe biseduar me ta.

Beau Biden kaloi dhjetë ditët e fundit të jetës së tij në qendrën mjekësore para se të vdiste në vitin 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *