Vendosni fjalën kyçe....

Kukulla transgjinore në Rusi shkakton debate në rrjet (FOTO)


Një kukull transgjinore për fëmijë ka shkaktuar debate në internet, pasi një blerës e mori atë në një dyqan lodrash në Rusi.

Kukulla ishte e veshur me fustan, por kishte organe gjenitale mashkullore. Siç shkruan Daily Mail, ajo ishte lënë për shitje në dyqanin Planeta Igrushek (Planeti i Lodrave) në qytetin siberian të Novosibirsk, në Rusinë jug-qendrore.

Fotografitë e shpërndara në internet të kukullës kanë ngjallur zemërim në vend.

“A është mirë të prodhosh lodra si kjo për fëmijët?” – ngre si shqetësim një qytetar. Një tjetër thotë: “Unë mendoj se është vërtet e tmerrshme ajo që po ndodh në kokën e prindit të këtij fëmije. A keni menduar që thjesht mund të jetë një defekt prodhimi? Apo ata aksidentalisht kanë vendosur një kokë femre në një trup mashkullor?”

Ndërkohë ka edhe nga ata komentues që nuk duken fare të shqetësuar dhe shkruajnë: “E gjitha ajo çfarë mund të bësh është t’i shkurtosh flokët kukullës dhe t’i veshësh një palë pantallona.”

Kjo nuk është hera e parë që një kukull transgjinore ka ngjallur debate. Në vitin 2014, u zbulua një lodër zanë e cila dukej se kishte organe gjenitale mashkullore dhe u konsiderua si kukulla e parë transgjinore në botë. Lodra ishte në shitje në Argjentinë por ishte prodhuar në Kinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *