Vendosni fjalën kyçe....

Për Ramën do ketë zgjedhje vendore, përcakton kandidatët për Durrësin dhe Shijakun


Bisha, Rama, Arbana

Kandidatët e Edi Ramës për Bashkinë e Durrësit dhe Shijakut janë Valbona Bisha dhe Elton Arbana.

Valbona Sako (Bisha) është kandidatja e parë grua nga Partia Socialiste për Bashkinë e Durrësit. Ajo vjen nga fusha e financave me një përvojë mbi 25-vjeçare në këtë fushë, shkruan “Bulevardi Online”

Bisha kandidon për postin e Vangjush Dakos, i cili ka drejtuar për më shumë se 12 vite Bashkinë e Durrësit.

Kurse Elton Arbana, kandidat për Bashkinë e Shijakut, ka mbaruar juridik dhe prej vitesh është angazhuar në Partisë Socialiste. Arbana është shprehur për “Bulevard” se e sheh këtë përzgjedhje si një përgjegjësi akoma më të madhe për t’i shërbyer komunitetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *