Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk ia del, i zë vendin Mark Zuckerberg-ut si njeriu i tretë më i pasur në botë


Siç ishte paralajmëruar, tanimë Elon Musk është zyrtarisht personi i tretë më i pasur në botë, duke i zënë vendin Mark Zuckerberg.

Sipas indeksit të Bloomberg, tanimë Musk garon për vendin e dytë është vetëm 8 miliardë dollarë larg Bill Gates.

CEO-ja i kompanisë së makinave elektrike “Tesla” dhe i “SpaceX”, fitoi titullin si personi i tretë më i pasur në botë, pas një rritjeje në çmimin e aksioneve të “Tesla”-s.

Vlera neto e Musk u rrit me 10.2 miliardë dollarë amerikanë duke shkuar në 120 miliardë dollarë. Ai i e zbret Mark Zuckerberg në vendin e katërt, me një pasuri prej 114 miliardë dollarë.

Tani Bloomberg po raporton se Musk ka nevojë vetëm për një rritje tjetër të tregut të aksioneve për të eklipsuar Bill Gates nga vendi i dytë, me 128 miliardë dollarë.

Sipas Business Insider, dyshja kanë një rivalitet të vazhdueshëm, duke u grindur mbi automjetet elektrike, COVID-19 dhe të tjera çështje.

Ndërsa Gates ka mbështetur bllokimet e ashpra për mbrojtjen nga koronavirusi, Musk i ka kritikuar ato, ka mbështetur trajtimin me hidroksiklorokinë, dhe ka vënë në pikëpyetje të dhënat mbi vdekjet nga COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *