Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa Nano: Pse jam pro bashkëqeverisjes PD-PS për 2-3 mandate


Analisti dhe gazetari Mustafa Nano i jep zë edhe njëherë idesë që ka qarkulluar kohët e fundit në rrjet, për një bashkëqeverisje mes PD-së dhe PS-së.

Në një intervistë me Skype për TVT, Nano tha se është pro një bashkëqeverisjeje mes PD-së dhe PS-së për të paktën 2-3 mandate, duke thënë se edhe pse vendi mbetet pa opozitë të paktën shqiptarëve do t’u pushojnë veshët nga lufta mes palëve.

Sipas tij një bashkëqeverisje e tillë  do të sillte më shumë të mira sesa të këqija.  

“Unë vetë jam pro idesë për një bashkëqeverisje PD-PS edhe për 2 ose 3 mandate. E shoh me simpati sepse ka një sërë të mirash. Ka një të keqe, vendi mbetet pa opozitë. Ky moçali që ne vëmë re në qeverisje, do të jetë më i madh, korrupsionin nuk do të ketë kush ta kundërshtojë. Të mirat për bashkëqeverisje janë më të mëdha dhe më të rëndësishme. Do të pushojë lufta e palëve, do të na pushojnë veshët. Një bashkëqeverisje u jep mundësinë dy partive të bëjnë reforma të rëndësishme, që kur të kemi rotacion, administrata dhe institucionet të mos preken më. Nuk do të kemi më politikanë të opozitës që shkojnë në kancelaritë europiane dhe ankohen për qeverinë. Bashkëqeverisja i zgjidh këto probleme. Por ka edhe një të keqe tjetër. Palët gjejnë qetësinë dhe lirohen nga çdo presion dhe ndihen më rehat. Janë fajtore dhe duhet të mos ndihen rehat. Balanca anon nga të mirat e kësaj lëvizjeje”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *