Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti i pazakontë në Britani, hajdutët vjedhin auto-ambulancën me mjekët dhe pacientin brenda


Një incident i pazakontë ka ndodhur në Britani, ku një grup hajdutësh kanë vjedhur një auto-ambulancë, ndërkohë që mjekët po i vinin në ndihmë një pacienti të sëmurë.

Mjekët kanë paralajmëruar se vjedhja mund të kishte shkaktuar një “dëm shumë serioz” në gjendjen e pacientit, në rast të ndonjë aksidenti nga ana e mjekëve për shkak të situatës së paprecedentë.

Automjeti i Shërbimit të Ambulancës në Uells u vodh rreth orës 22:00 mbrëmë ndërsa mjekët ndihmonin një pacient të sëmurë. Mediet britanike raportojnë se policët e Uellsit të Veriut më vonë gjetën ambulancën të dëmtuar dhe të braktisur afër.

Policia dhe shërbimi i ambulancës po bëjnë thirrje për informacion për të gjetur personat përgjegjës.

Bob Tooby, ndihmësi i drejtorit të operacioneve të Shërbimit të Ambulancës së Uellsit, tha: “Kjo është një dukuri shumë e rrallë por po trajtohet tepër seriozisht. Vjedhja e një ambulance të urgjencës është një akt jashtëzakonisht i papërgjegjshëm që vendos pacientët dhe publikun në rrezik. Sikur stafi të kishte nevojë për të ndërhyrë me pajisje shtesë të urgjencës, ose për të transferuar urgjentisht pacientin në spital, kjo mund të kishte sjellë dëmtime serioze.”

Drejtori i Operacioneve për shërbimin Lee Brookes tha: “Sikur shërbimi dhe komunitetet nuk kanë pasur mjaft për t’u marrë këtë vit, ndodh ajo që unë mund ta përshkruaj si budallallëk të pamend”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *